Ju informojmë se sot, më datën 28 maj 2026, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zllopek-Pejë.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Deri te aksidenti ka ardhur deri sa automjeti (A) ishte duke qarkulluar nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte. Pas lëndimeve të marrura të cilave nuk ka mundur tu perballoji. Vdekjen e viktimës në vend ngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje për 48 Orë.