Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri pas një kontrolli në një shtëpi konfiskon dy armë

Vushtrri, 30 maj 2026
Policia në Vushtrri ka identifikuar një lokacion të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve në një fshat të Vushtrrisë. Pasi është njoftuar prokurori, me urdhër të tij është realizuar kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur: një armë e gjatë, një pistoletë dhe shtatë fishekë të cilat janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, me urdhër të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal: ,,Posedim i paautorizuar i armëve”
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje