Prishtinë, 02 qershor 2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda në Prishtinë.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve:
– E.P., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– E.H., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– E.P., mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka vazhduar me veprimet e mëtejme lidhur me personat e dyshuar dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi për ndalimin e tyre.