Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Vizita zyrtare e Presidentit të Këshillit Evropian në Republikën e Kosovës

Vizita zyrtare e Presidentit të Këshillit Evropian në Republikën e Kosovës
Prishtinë, më 02 qershor 2026
Policia e Kosovës njofton opinionin publik se, nesër më 03 qershor 2026, me rastin e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës të Presidentit të Këshillit Evropian, z. António Costa, do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.
Për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë.
Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve.
Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që vizitojnë Republikën e Kosovës.
The official visit of the President of the European Council to the Republic of Kosovo
Pristina, 02 June 2026
The Kosovo Police informs the public that, tomorrow, 03 June 2026, on the occasion of the official visit to the Republic of Kosovo of the President of the European Council, Mr. António Costa, it will deploy the necessary police capacities to guarantee security, maintain public order and peace, as well as manage and regulate traffic.
In order to enable the safe development of the activities planned during the visit, the Kosovo Police will undertake temporary traffic control and regulation measures. These measures may include short-term traffic interruptions on certain road segments, as well as reorientation of traffic to alternative routes, depending on operational needs and security assessments.
The Kosovo Police will work in coordination with the relevant institutions to ensure the smooth conduct of the visit and to minimize the impact of security measures on the movement of citizens.
On this occasion, the Kosovo Police requests the understanding and cooperation of citizens and all traffic participants, as well as compliance with the instructions of police officers on the ground.
The Kosovo Police remains committed to providing security and ensuring a peaceful and safe environment for all citizens and international officials visiting the Republic of Kosovo.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje