Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person në Kaçanik për përdorim të armës së zjarrit dhe posedim të paautorizuar të armës

Policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar një personin me inicialet M.K (25 vjec ) i dyshuar për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Më 02.06.2026, rreth orës 22:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë se në fshatin Kovaqec, ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia e Hetimeve është identifikuar personi i dyshuar. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale të lartcekura. Arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i dyshuari, është ndaluar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje