Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person nën ndikim akooli dhe posedim të paautorizuar të armës apo mjetit të rrezikshëm

Me datën 04.06.2026, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me një person i cili, në rrugën “Shaqir Hasani”, nën ndikimin e alkoolit, kishte shkaktuar shqetësime në rrugë.
Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese.
Pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se ishte në ndikim të alkoolit 0.79 promila.
Me vendim të prokurorit te shtetit është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje