Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Prishtinë, më 7 qershor 2026
Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të veprave të ndryshme penale, pas pranimit të informacioneve për një rast kanosje të ndodhur ditë më parë ndaj ministrit të MPB-së z.Sveçla, ka kryer bastisje në dy lokacione në Mitrovicë Veri.
Kanosja dyshohet se është kryer nga një i dyshuar mashkull kosovar i nacionalitetit serb, andaj pas veprimeve hetimore, sot janë kryer bastisje në dy lokacione të komunës së Zveçanit, ku janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme.
Në njërin lokacion janë hasur tri armë, përderisa në lokacionin e dytë një armë. Dy nga këto armë kanë qenë me leje dhe dy tjera pa leje. Personi i dyshuar i cili ka kryer kanosjen dyshohet se gjendet jashtë vendit.
Armët janë sekuestruar nga njësitet relevante policore, përderisa rasti vazhdon të hetohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje