Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Prishtinë 14 qershor 2026
Me datën 13.06.2026 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetastit të huaj i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Gjermane. I njëjti kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal Gjerman. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar më pas me procedurat tjera ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje