Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve me pasoja të rënda, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar aktivitetet policore në terren, duke zbatuar planin operativ “Përdorimi i telefonit”.
Ky plan është realizuar në periudhën 10.06.2026 deri me 14.06.2026 dhe ka qenë i fokusuar në identifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin telefonin gjatë ngasjes, veprim i cili paraqet rrezik të konsiderueshëm për sigurinë në komunikacion.
Gjatë zbatimit të planit, policia ka ndërmarrë masa preventive dhe ligjore ndaj kundërvajtësve. Si rezultat i këtij aktiviteteve të realizuara, janë shqiptuar 306 gjoba trafiku, ndërsa 44 patentë shoferi janë marr si masë mbrojtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme preventive dhe operative, me synim ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht atyre me pasoja fatale.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.
