Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burg efektiv për narkotikë në Prizren

Prizren, 16 qershor 2026
Më datë 16 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Xh.K. mashkull nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 10 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” nga neni 275, i KPRK-së.
I arrestuari Xh.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje