Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtare penale

Prishtinë, më 17 qershor 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune hetimore disa mujore, me datën 17.06.2026, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku në koordinim me prokurorin e PTH-Ferizaj dhe në bashkëpunim me njësitë tjera policore, është kryer urdhërkontroll në tre lokacione të ndryshme, në regjionet Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.
Operacioni policor është realizuar me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante për rastin, pasi dyshohet se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokumente të ndryshme përmes kryerjes së veprave penale.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, lidhur me rastin, janë siguruar dhe janë sekuestruar përkohësisht:
• rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme),
• një veturë,
• një armë zjarri – pa leje,
• dy (2) shtëpiza kompjuteri,
• tre (3) telefona mobilë dhe disa dëshmi-autorizime-kontrata dhe
• dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.
Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast janë shoqëruar në zyrat e njësisë përkatëse për intervistim.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Neni 414, ‘falsifikimi i dokumenteve’, Neni 390, dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’ neni 395 i KPRK-së, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje