Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rasti i raportuar si vjedhje e automjetit, hetimet zbulojnë elemente të vetëgjyqësisë

Gjilan, 17 qershor 2026
Me datën 17.06.2026 në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar një rast i dyshuar i vjedhjes së një automjeti.
Pas pranimit të informacionit, hetues policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, kanë ndërmarrë veprime intensive-operative dhe hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimit të personave të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të deritanishme, grumbullimit dhe analizimit të provave materiale, hetuesit kanë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk paraqet elemente të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, por ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale ‘vetëgjyqësi’.
Automjeti në fjalë është lokalizuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale të nevojshme, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me prokurorin e Shtetit për sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të rastit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje