Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet në Paldenicë personi i kërkuar me pesë vite burg

Me datën 19.06.2026, rreth orës 17:10, policia ka pranuar një informacion se një person i kërkuar me urdhër të gjykatës ishte parë në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.
Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg.
Ai ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale “Sulm seksual”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje