Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Prishtinë, 20 qershor 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit:
E.K., mashkull, 24 vjeç, i dënuar me dy (2) vite burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas arrestimit, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastin.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje