Me datën 21.06.2026, rreth orës 23:45 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Rexhep Bislimi”, një person që ndodhej në ambientet e një lokali ishte parë me një armë zjarri.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar atë në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Më pas kanë gjetur armën e zjarrit, të cilën i dyshuari e kishte hedhur pasi kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë.
Arma e zjarrit (pistoletë) me tre (3) fishekë janë sekuestruar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit M.H ( 40 vjeç) është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.