Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut me aktivitete të shtuara në funksion të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor

Mitrovicë e Jugut, 22 qershor 2026
Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka intensifikuar aktivitetet dhe kontrollet policore ndaj pjesëmarrësve në trafik, me theks të veçantë te drejtuesit e motoçikletave.
Gjatë dy javëve të fundit, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në zona të ndryshme të rajonit, ku janë evidentuar 155 kundërvajtje në trafik nga drejtues të motoçikletave. Nga këto raste, 27 motoçikleta janë sekuestruar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore, pasi janë hasur pa dokumentacionin e nevojshëm pa regjistrim të vlefshëm ose pa pajisjet e domosdoshme të sigurisë.
Ndaj drejtuesve të këtyre motoçikletave janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore përfshirë shqiptimin e gjobave dhe masave të tjera në përputhje me shkeljet e identifikuara.
Policia apelon te të gjithë drejtuesit e motoçikletave që para se të dalin në trafik, të sigurohen se posedojnë dokumentacionin e nevojshëm se mjetet e tyre janë të regjistruara dhe teknikisht të rregullta, si dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse veçanërisht helmetën mbrojtëse.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje