Prishtinë, 29 Qershor 2026- Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie.
Rasti ka ndodhur më datë 06.06.2026, në rrugën “C” në Prishtinë, ku është djegur një veturë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri tek një veturë tjetër.
Lidhur me këtë rast, nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari:
• A.Sh, 26 vjeç, mashkull.
Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.