Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aksident trafiku humb jetën një zyrtar policor

Prizren, 29 qershor 2026
Me datë 29.06.2026, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:30, në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, Komuna e Prizrenit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e këmbësorit. Viktima është zyrtar policor R.G., 59 vjeçar i angazhuar në detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.
Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën. Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit (NJRTRR) si dhe ekipi i emergjencës të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, kufoma është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Prizren.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje