Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nga data 01.01.2026 e deri me datёn 30.06.2026, ka pranuar nga qytetarёt, njёmijё e treqind e njёzet e tetё (1328) informata tё pranuara pёrmes aplikacionit mobil ‘Lajmёro Policinё’.
Policia, informata e pranuara pёrmes aplikacionit, menjёhere i ka adresuar tek stacionet/njёsitet pёrkatёse, tё cilat janё trajtuar me profesionalizёm dhe pёrgjegjёsi tё plotё.
Tё gjitha raportimet pёrmes aplikacionit mobil ‘Lajmёro Policinё’, mbesin plotёsisht konfidenciale, duke garantuar privatёsinё dhe sigurinё e tё dhёnave tuaja
Policia e Kosovës, falënderon qytetarёt për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Bashkёpunoni me Policinё e Kosovёs, sepse siguria ёshtё pёrgjegjёsi e pёrbashkёt.