Mitrovicë e Jugut, 8 korrik 2026
Veprimet policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar si dhe për zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë, mbeten pjesë e përditshme e punës së Policisë në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i këtyre angazhimeve gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Personi ishte në kërkim për disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore ai është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh.