Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Sulm

Mitrovicë e Jugut, 15 korrik 2026
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas veprimeve intensive hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Sulm.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një video-incizim në të cilin i dyshuari shihet duke sulmuar një viktimë të moshës së mitur.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje