Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprën ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Prishtinë, më 18.07.2026
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Prishtinë, në realizim të Planit Operativ ‘Vera 2026’, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se një person është duke u marrë me shitblerje të lëndëve narkotike.
I dyshuari është lokalizuar në qytetin e Podujevës në një lokal dhe gjatë kontrollit aty janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera që lidhen me rastin.
I dyshuari F.S., (viti i lindjes 19 , mashkull kosovar) është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe me aktvendim nga prokurori kujdestar, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje