Më datën 20 korrik 2026, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Arrestimi është realizuar pasi i dyshuari, gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ka përdorur sprej ndaj tyre dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Si pasojë e rastit, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy sprej dhe dy thika.
Pas arrestimit dhe verifikimit të identitetit, ka rezultuar se i dyshuari ishte në kërkim me disa urdhëresa të Gjykatave për disa vepra të ndryshme penale ne territorin e Republikës e Kosovës.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit fillimisht i është caktuar masa e ndalimit policor për veprat penale për të cilat dyshohet, ndërsa pas përfundimit të procedurave i njëjti do të dërgohet në vuajtje të dënimit, në bazë të urdhëresave gjyqësore, në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh.
