Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprat penale ‘shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm’, ‘kanosje’, ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘sulm’

Pejë, 22 korrik 2026
Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.07.2026, ёshtё njoftuar se nё fshatin Kosuriq-Pejё, ka tё shtёna me armё zjarri.
Policia menjёherё kanё dalë në vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima i cili deklaron se ka pasur njё pёrleshje fizike me njё person, i cili së bashku me një të dyshuar tjetër pas pёrleshjes në vendngjarje ka shtёnё me armё zjarri, me ç’rast gёrvishtje ka pёsuar njё kalimtar rasti, i cili ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё për trajtim mjekësor.
Nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur njё gёzhojё, ku me urdhёr tё prokurorit ёshtё bёrё kontroll/bastisje nё shtёpinё e tё dyshuarve.
Gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) armё,
• njё (1) gёzhojё,
• njё (1) karikator.
Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, njёri nga tё dyshuarit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje