Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksioni policor ‘arrestimi i personave të kërkuar’

Gjakovë, 16.05.2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Gjakovë, me qëllim të arrestimit të personave të dënuar me burgim mbi një vit, që janë kërkuar me letër-rreshtim aktiv, urdhëresë dhe urdhërarrest nga Gjykata, Prokuroria dhe Policia e Kosovës, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar katër persona të cilët ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale:
· B. Gj. i dënuar me një vit për veprat penale ‘rrezikimi i trafikut publik’ dhe ‘vjedhje e rëndë’
· N. S. i dënuar me një vit e gjashtë muaj për vepren penale ‘mashtrim’
· S. Sh. i dënuar me dy vite e gjashtë muaj për veprën penale ‘fajde’.
Në kuadër të planit operativ është arrestuar edhe S. G. e cila ishte në kërkim ndërkombëtar e kërkuar nga shteti i Shqipërisë, për veprën penale ‘falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave’ me vendim të prokurorit kompetent e njëjta është dërguar në një mbajtje.
Të dyshuarit pas përfundimit të procedurave ligjore dërgohen në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saj dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë masa konkrete për arrestimin e personave të kërkuar dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-16
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
45
Aksidentet Pa te Lenduar
2230
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje