Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktakuzë ndaj dy personave për mundësim ose detyrim në prostitucion

Gjakovë, 19 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, D.M., dhe N.B., për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”, nga neni 234 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit Korrik të vitit 2020, në Komunën e Gjakovës, të pandehurit D.M., dhe N.B., në bashkëveprim organizojnë dhe mbajnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit, të dëmtuarën L.B., ku e njëjta kohë më parë ishte në lidhje dashurie me të pandehurin D.M.

Sipas marrëveshjes, dy të pandehurit , i kishin siguruar klientët, të cilët i paguanin të njëjtit me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën, në një nga hotelet në Gjakovë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit, D.M., dhe N.B., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat iu vihet në barrë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje