Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitet policor ligjërata në shkolla ‘Siguria në trafik’

Mitrovicë, 21 tetor 2021
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në saje të angazhimeve dhe qasjes aktive në ofrimin e sigurisë në shkolla, ashtu edhe në fushën e vetëdijesimit dhe parandalimit, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2021-2022, ka vazhduar me implementimin e planit të veprimit ‘siguria në shkolla’.
Edhe gjatë muajit tetor zyrtarët policorë po vazhdojnë të mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore me temën “Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor”.
Ligjëratat po mbahen nëpër hapësirat shkollore, ku në këtë fazë janë përfshirë shkollat fillore të cilat kanë qasje të afërt në rrugët rajonale dhe magjistrale në komunën e Vushtrrisë. Ligjëratat kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik.
Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë në shkolla, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit shkollor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje