Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitet vetëdijesues për sigurinë në komunikacion me nxënës

Gjilan, 14 maj 2026
Njësia Sektoriale dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan ka mbajtur një ligjëratë me temën “Siguria në komunikacion” me nxënësit e klasave I–V të shkollave fillore “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan dhe “Agim Ramadani” në fshatin Zhegër.
Gjatë ligjëratës, nxënësit janë njoftuar me rregullat themelore të trafikut, rëndësinë e respektimit të tyre dhe sjelljet e sigurta në rrugë. Përveç pjesës teorike në klasë, së bashku me zyrtarët policorë është zhvilluar edhe pjesa praktike, ku nxënësit kanë praktikuar mënyrën e sigurt të kalimit të rrugës, respektimin e shenjave të komunikacionit dhe rregullat bazë për këmbësorët në trafik.
Ky aktivitet është realizuar me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë në komunikacion dhe rëndësinë e kujdesit në trafik, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Mund të jetë një imazh i makinë, ambulancë, rrugë dhe teksti që thotë "51-F0 STOP STOP POLICE POLICE"
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje