Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitete javore në komunikacionin rrugor ne rajonin e Prizrenit

Prizren, 22 prill 2024
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 15.04.2024-21.04.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’ ’kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë (1618) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetimi i tridhjetë e gjashtë (36) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për njëmbëdhjetë (11) ngasës,
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, makinë dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje