Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 6 mars 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore, gjatë periudhës kohore 27.02.2026 – 05.03.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e dyzet e dy (1742) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtyre planeve, janë ndërmarrë aktivitete edhe në:
• hetim i gjashtë (6) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• janë shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë,
• janë shqiptuar dyzet (40) gjoba për përdorim të telefonit,
• janë shqiptuar njëzet e tetë (28) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
• janë shqiptuar masa të ndalim-drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëdhjetë e pesë (65) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Uleni shpejtësinë, mos e përdorni telefonin, vendosni rripin e sigurimit, kini kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje