Në vazhdim të aktiviteteve policore , njësia e Komunitetit se bashku me udhëheqës të stacionit policor te Prizrenit kanë vizituar ShFMU ,,Fatmir Berisha ” e cila gjendet ne lagjen “Bajram Curri” dhe, përveç takimeve me stafin e shkollës, policia gjatë orës së edukatës fizike, i ‘u është bashkangjitur nxënëseve ne ushtrimet gjimnastikore duke krijuar miqësi më këta nxënës dhe duke praktikuar ushtrime të ndryshme.
Gjithashtu , një vizitë policia e Komunitetit e kishte kryer edhe në Shkollën Profesionale Ekonomike ,,Ymer Prizreni “, duke mbajtur takim me stafin drejtues, duke evidentuar problemet që mund ti kenë në shkolla dhe në afërsi të shkollave.
Zyrtarë policorë nga njësia e Komunitetit dhe njësi tjera, vazhdimisht janë duke patrulluar në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar një klime të qetë dhe stabile për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor. Një bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë policia e ka edhe më prindërit e nxënësve, për çka është në kontakt të vazhdueshëm gjatë realizmit dhe kryerjes se detyrave.