Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitetet e policisë gjatë javës

Prizren, 24 janar 2021

Gjatë javës qe shkoi, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, gjegjësisht stacionet policore: Prizren, Prizren VERI, Suharekë, Dragash dhe Mamush kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Jo vetëm këto, por kanë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1261 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion si dhe janë konfiskuar 17 patentë shofer.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar njësitet e stacionit policor ne Prizren kanë realizuar gjithsej 38 urdhëresa, ku 38 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje