Gjatë fillim vitin janar 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19, kryesisht kanë qenë në zbatimin e këtyre masave në sallonet e dasmave dhe lokaleve gastronomik, ne mbështetje të njesitit të NJRSH dhe inspektorëve të AVUK-ut. Gjatë realizmit të detyrave janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar dënime për 5 lokale te dasmave, 24 flet paraqitje janë shqiptuar për parregullsi, 1 tiketë për një pronar të lokalit të dasmës, 84 tiketa për persona që janë gjendur në mbajtje të distancës, ndërsa për parregullsi tjera janë shqiptuar gjithsej 214 tiketa duke u bazuar në ligjin 07/L-006.