Zyrtarë Policorë nga Stacioni Policor Gjilan, ka shënuar aktivitete të ndryshme me fëmijë parashkollorë dhe nxënës të shkollave fillore për nder të 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Fillimisht në ora 10:00, Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit është mirëpritur nga komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, më pas, njësitet policore në komunitet dhe ato sektoriale të policisë së Kosovës (PK) kanë vizituar kopshtet e fëmijëve dhe janë takuar me fëmijët parashkollorë në shkollën fillore “Musa Zajmi” dhe kopshti i fëmijëve “Nushi” ku fëmijët janë uruar për ditën botërore të tyre. Fëmijët janë njoftuar me punën dhe detyrat e policisë. Njësitet sektoriale në vazhdimësi gjatë ditës së sotme kanë takuar edhe shumë fëmijë të tjerë me të cilët kanë biseduar rreth punës policore në përgjithësi.