Bazuar në planifikimet vjetore të punës dhe planet shtesë, si dhe në vlerësimin e situatës aktuale në trafikun rrugor, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka vazhduar me zbatimin e planeve operative dhe kontrolleve të shtuara për respektimin e rregullave të trafikut. Fokus i veçantë u është kushtuar shkeljeve që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tejkalimeve të ndaluara në kushte të pasigurta apo në vijë të plotë, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes pa pajisje ndihmëse, drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera, mos vendosjen e rripit të sigurisë nga shoferët dhe pasagjerët, mungesën e helmetës mbrojtëse te motoçiklistët, si dhe kundërvajtje të tjera që paraqesin rrezik për sigurinë rrugore.
Si rezultat i këtyre aktiviteteve prej datës 1 janar deri më 14 korrik 2025, janë shqiptuar gjithsej 24 mijë e 115 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë marrë 1 mijë e 2 patentë shoferi si masë mbrojtëse ndaj drejtuesve që kanë rrezikuar sigurinë e përgjithshme në rrugë. Përveç kësaj janë mbajtur ligjërata në shkolla të ndryshme, duke informuar dhe edukuar nxënësit për sjellje të sigurta gjatë pjesëmarrjes në komunikacionin rrugor. Aksidentet në trafik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar rënie të ndjeshme në të gjitha kategoritë, si në aksidentet me pasoja fatale, aksidentet me lëndime trupore dhe në aksidentet me dëme materiale. Numri i përgjithshëm i aksidenteve në trafik, ka shënuar rrënje për 24%
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete të rregullta dhe të planifikuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, duke e vënë theksin në edukim, ndërgjegjësim dhe zbatim të rregullave ligjore në trafik.
Shiko statistikat dhe reklamat
Promovo postimin
Të gjitha reagimet:
121
4 komente
3 ndarje
Pëlqej
Komento
Ndaj