Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitetet policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19

Prishtinë, 11 dhjetor 2020 – Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.
Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.
Vetëm në dhjetë ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 1757 gjoba dhe janë dhënë rreth 300 vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.
E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve.
Statstikat e përgjithshme: 2021-11-22
1
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1178
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
11
Ne Mbajtje