Sot, njësi policore për marrëdhënie me publikun dhe nga njësitë e komunitetit nga policia e Kosovës në Prizren, kanë vazhduar me aktivitetin duke kontaktuar drejtorë të shkollave dhe përfaqësues të bizneseve me qëllim sigurimin se janë duke u marrë masat e sigurisë në lokacionet e tyre.
Nga takimi me drejtoret e shkollave përveç rritjes të masave të sigurisë, me personelin arsimor kemi vendosur që të vazhdojmë me projekte për ligjërata në shkolla në lidhje me dukuritë negative dhe parandalimin e tyre.
Në takim me përfaqësuesit e bizneseve kemi këshilluar që të rriten masat e sigurisë për vendosjen e kamerave në objekte të bizneseve si dhe të jenë të kujdesshme gjatë transferit të mallrave dhe parave.
Këto takime ishin shumë të mirëseardhura, për çka komuniteti i biznesit e vlerëson lartë punën dhe aktivitetin e policisë, e sidomos rastet e parandalimit te vjedhjeve dhe tentim grabitjet, ku policia me masat reaguese po vepron me të gjitha kapacitetet e saj.
Takime të tilla do të realizohen edhe në ditët në vijim me qëllim që të kemi një siguri më të mirë afër institucioneve arsimore, një bashkëpunim të ngushtë me komunitetin si partner të rëndësishëm në ofrimin e sigurisë dhe eliminimin e dukurive negative për shoqërinë, e sidomos për sigurinë e përgjithshme të bizneseve.