Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një person të dyshuar, transportonte heroinë përmes pikës kufitare në Merdar

Prishtinë, 7 prill 2024
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve në Prishtinë pas një pune intensive hetimore ka ndërmarr hapa operativ në terren ku është identifikuar një veturë e dyshuar me vozitësin e dyshuar se i njëjti po transportonte drogë në drejtim të shteteve evropiane përmes pikës kufitare në Merdar.
Menjëher janë ndermarr veprime operative nga njësitet relevante në bashkërendim si: policia kufitare në Merdar, njësia K9, si dhe njësia e Krim Teknikës, ku pas ushtrimit të kontrollit të veturës në pjesën e pasme të veturës, saktësisht në gomën rezervë janë gjetur njëzet (20) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë të përgjithshme 10 kg. e 60 gr. ndërsa tek i dyshuari, përveç substancës narkotike janë sekuestruar:
Dy telefonë
Para të gatshme, dhe
Një veturë
Të gjitha veprimet me dëshmitë e gjetura dhe të sekuestruara janë kryer nën autorizimin e Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, përkatësisht prokurorit kujdestar.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.
Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth dyqind e pesëdhjetë mijë euro (250 000 €).
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje