Me datën 02.03.2026, rreth orës 19:20, Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, derisa ka qenë në një pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ka ndalur për kontroll një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit në automjet ka hasur në një armë të cilën vozitësi e mbante pa leje.
Arma pistoletë e llojit Zoraki me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 7,65 mm janë sekuestruar si dëshmi për gjykatën, kurse i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim të prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.