Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje pa leje dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithëm në Han të Elezit

Policia e stacionit në Han të Elezit, ka pranuar një informacion se me datën 17.07.2023, rreth orës 20:00 në rrugën “Lepenci” në Han të Elezit kishte të shtëna me armë zjarri.
Policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
Ndërsa sot, datë 18.07.2023, rreth orës 16:45 policët kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin N.K (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili ka dorëzuar edhe armën zjarrit.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje