Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Më datë 05.03.2025, rreth orës 23:25, ekipi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore në fshatin Balaj. Automjetin e drejtonte shtetasi E.K., 20 vjeç.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari, në çantën e dorës, është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me katër fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa arma është konfiskuar.
Rasti është marrë në trajtim nga njësiti i hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje