Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 10:00 kanë pranuar një informacion se një person në fshatin Dubravë të Kaçanikut posedon armë zjarri. Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Pas një pune intensive hetimore, policët hetues kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B.K ( M/K) i moshës 21 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pistoletë).
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma është konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje’.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-27
0
Aksidentet Fatale
23
Aksidentet Me te Lenduar
28
Aksidentet Pa te Lenduar
2114
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
23
Arrestime
14
Ne Mbajtje