Sot rreth orës 13:40 të datës 3 gusht 2021, njësia policore gjatë patrullimit rutinor në fshatin Gojbulë, ka vërejtur një zjarr në një hamullore.
Zyrtarët policor gjate veprimeve hetimore kane arritur të identifikojnë pronarin i cili në këtë rast ka vet-shkaktuar ndezjen e hamullores në arën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67 vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrvenies e cila në këto dite mund te jete shume e rrezikshme per shkak te temperaturave te larta.
Policet kane shpërndarë broshura senbilizuese me moten ” Kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen” dhe “Zjarrvënia është vepër penale”.
Po ashtu gjate kontaktit me qytetarët, policet kane përcjellë mesazhe që në asnjë mënyrë mos te digjen hamulloret, dhe per asnjë arsye tjetër mos te ndizen zjarre, pasi qe ato nuk mund te kontrollohen dhe paraqesin rrezik si per jetën ashtu edhe për pronën.