Pejë 26.02.2014
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Istog, Njësia e hetuesisë, duke u bazuar në të dhënat dhe deklaratat e ankuesit mbi përshkrimin e të dyshuarve, kanë kryer arrestimin e të dyshuarve shtetasve Edmond S. (1994) nga fshati Muzhevinë komuna e Istogut dhe Besnik M. (1994) nga Istogu i Poshtëm, sot me datën 26.2.2014 rreth orës 07:00, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se me datën 26.2.2014 rreth orës 04:00 në fshatin Muzhevinë komuna e Istogut kanë tentuar ta vjedhin një veturë të tipit “BMW”, pronë e viktimës shtetases S. N. (1962) nga fshati Muzhevinë.Të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit vazhdojnë të qëndrojnë në ndalim policor për 48 orë, ndërsa kallëzimi penal me kohë do të dërgohet në kompetencë të Prokurorisë Themelore.