Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Shantazh” dhe “Kanosje”

Prishtinë, 25 nëntor 2020

Me datë 15.10.2020, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka pranuar një informacion lidhur me persona të dyshuar, të cilët dyshohet se përmes rrjetit social FACEBOOK dhe përmes rrjetit social “Messenger”, janë duke e detyruar viktimën m/k për t’i dhënë një shumë të parave në vlerë prej (25 000 Euro) njëzet e pesëmijë eurove përndryshe do t’ia publikojnë disa fotografi të cilat do të ndikojnë në imazhin e tij dhe të familjes së tij dhe po ashtu e kanë kanosur vazhdimisht viktimën se “nëse nuk i jep paratë do ta dëmtojnë atë dhe familjen e tij”.
Me këtë rast dyshohet se të dyshuarit me qëllim të përfitimit material kanë kryer veprat penale “Shantazhi” sipas nenit 329 i KPK-së dhe Kanosja nga neni 181 i kodit penal të Republikës së Kosovës.
Drejtoria për Hetime të Krimeve të Rënda në Prishtinë nën autorizimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka zhvilluar hetime në këtë rast dhe më datë 24.11.2020 rreth orës 17:25 në qytetin e Lipjanit ka arrestuar personat e dyshuar:

1. B.SH.,(viti i lindjes 1997) Lipjan, dhe
2. F. S., (viti i lindjes 1996-Mitrovicë) Lipjan.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar tre telefona, dy IPHONE dhe një SAMSUNG dhe një USB në cilësi të provave materiale.

Pas kontaktit me prokurorin kujdestar në Mitrovicë, të dyshuarit është vendosur të dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Statstikat e përgjithshme: 2021-01-26
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
1081
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
13
Arrestime
7
Ne Mbajtje