Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’, ‘pёrdorim i armёs’

Pejë, 24 mars 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 23.03.2025, rreth orёs 08:00, ka pranuar informatё se nё fshatin Dollc-Klinё, ka tё shtёna me armё.
Policia menjëherë ka shkuar nё atё loakcion dhe kanё indetifikuar vendin e ngjarjes ku gjatё bisedёs me tё dyshuarin i njëjti nuk ka pranuar se ka shtёnё me armё. Pas kontrollit nga Policia janё gjetur disa gёzhoja, e mё pas janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) armё automatike AK47
• njё (1) karikator i tё njëjtёs armё
• njёqind e tetёdhjetё e tre (183) fishekë kal: 7.62×39
• gjashtё (6) gёzhoja kal:7.62×39
Nё vazhdën e hetimve nga hetuesit e Stacionit Policor Klinё, nё tё njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё(1) mortajё dore 69/40
• njё (1) karikator i AK47
• tridhjetё e katёr fishekё 7.62×39
• nёntё fishekë kalibër i panjohur
Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje