Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘blerje apo fshehje e mallrave tё pёrfituara me anё tё veprës penale’

Pejë, 12 nёntor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 11.11.2025, ka pranuar informacion nga ankuesja se nё rrugën ‘Ekrem Berisha’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes.
Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku nga ankuesja është kuptuar se tё njёjtёs i ёshtë vjedhur nja sasi ari nga dhoma a saj.
Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit, i dyshuari deklaron se arin e ka shitur te një person tjetёr.
Policia ka arrestuar edhe personin e dytё, pёr veprёn penale ‘blerje apo fshehje e mallrave tё pёrfituara me anё tё veprës penale’, ku nga i njëjti janё sekuestruar disa nga sendet tё cilat i kishte blerё nga i dyshuari i cili i kishte vjedhur.
Pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje