Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprën penale “Lëndim i rёndë trupor”

Pejë, 6 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 06.01.2023, rreth orёs 01:50, ёshtё njoftuar se nё fshatin Zahaq-Pejё ka ndodhur njё incident.
Viktima raporton se me datё 05.01.2023, deri sa ka qenё nё njё pompё derivatesh nё fshatin Zahaq, tre (3) persona kanё kёrkuar qё tё shkoj me ta nё veturën e tyre, tё dyshuarit se bashku me viktimën kanё shkuar nё fshatin Ozdrim-Pejё, aty e kanё rrahur viktimën duke e i shaktuar lëndime tё rёnda trupore, tё dyshuarit viktimën e kanё sjellur deri ne afёrsi tё qytetit tё Pejёs dhe e kanё braktisur, viktima ka kontaktuar me familjarёt e tij tё cilёt e kanё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 06.01.2023, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe dy nga tё dyshuarit janё arrestuar.
Pas intervistimit tё dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje