Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Pejë, 10. Maj 2021
Më datë 05. 05. 2021, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar e nen kërcenim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej treqind e pesëdhjetë (350) Euro.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal me datë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit:
– A. H. lindur 1996
– D. T. Lindur 2001
Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët:
– Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishek.
– Një armë gjahu gjysme automatike (pumparice)
Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.
No photo description available.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje