Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për kanosje

Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, një person i dyshuar nga një veturë e tipit Audi me targë Kosove ka kanosur një person dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar një operacion të shpejtë për lokalizimin e veturës si dhe identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit;
– A. D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
– N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndërkohë që janë arrestuar të dyshuarit, policia ka bërë një kontrollë të detajishëm edhe të dyshuarve edhe veturës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar;
– Një revole të tipit STEYR, L9-A1
– Një karikator, si dhe
– Tridhjetë e dy copë fishek
Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej të njejtin.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje